Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Komunën e Gjilanit, për veprën penale të rrëmbimit, e dy prej tyre janë zyrtarë policorë.
Nga Prokuroria Themelore në Gjilan u bë e ditur se të njëjtit dyshohet se në fshatin Stanishor, Komuna e Novobërdës rrëmbyen dy shtetas të Maqedonisë me qëllim të përfitimit material dhe të njëjtit i mbajtën në një villë.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se njëri nga të dyshuarit prej zyrtarëve policorë është Visar Kërqeli.
Kërqeli edhe më parë pati pasur probleme me hetuesin, por që së fundi ishte rikthyer në pozitën e zyrtarit policorë.
Që të njëjtit me qëllim të përfitimit material rrëmbyen dy shtetasin maqedonas, derisa pritet që Gjykata Themelore në Gjilan të caktoj masën e paraburgimit për të dyshuarit.
© SYRI.net