Ky është njeriu më i pasur në historinë e njerëzimit (Foto)

Kur flasim për njerëzit më të pasur në botë, të gjithëve u shkon mendja tek emra si Bill Gates, Warren Buffet apo John D. Rockefeller.

Por, kur flasim për personin më të pasur në historinë e njerëzimit është një tjetër emër, kamja e të cilit eklipson totalisht pasurinë e Bill Gates, Warren Buffet dhe John D. Rockefeller të marrë së bashku.

Mansa Musa është perandor i Perandorisë së Malit, i cili ka jetuar në shekullin trembëdhjetë.

Ai është sundimtari më i njohur në botë jashtë Afrikës. Pelegrinazhi i tij në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës në vitin 1324 e prezantoi atë me sundimtarët në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

Udhëheqja e tij në Mali, një shtet që u shtri në dymijë milje nga Oqeani Atlantik në liqenin Çad dhe që përfshinte të gjitha pjesët e kombeve moderne të Mauritanisë, Senegalit, Gambisë, Guinesë, Burkina Faso, Mali, Niger, Nigeri dhe Çad, siguroi dekada të paqes dhe prosperitetit në Afrikën Perëndimore.

Në vitin 1312, pas vdekjes së paraardhësit të tij, Ebu Bekrit II, Musa u bë perandor. Kur u kurorëzua, iu dha emri Mansa që do të thotë mbreti. Mansa Musa kishte njohuri në gjuhën arabe dhe u përshkrua tradicionalisht mysliman, transmeton Humanheyday.com.

Ai u bë sundimtari i parë mysliman në Afrikën Perëndimore për të bërë udhëtimin gati katërmijë milje në Mekë. Përgatitja për ekspeditën mori vite të tëra dhe përfshiu punën e artizanëve në shumë qytete të Malisë. Në vitin 1324 Musa filloi pelegrinazhin e tij në shoqërim me mijëra përcjellës. Gjithashtu, ai solli sasi të konsiderueshme prej ari të cilat i shpërndau tek njerëzit gjatë udhëtimit.

I shoqëruar nga mijëra shërbëtorë dhe mbështetës, Musai bëri donacione bujare për të varfrit dhe organizatat bamirëse, si dhe sundimtarët e tokave që kishin kaluar nëpër rrethinat e tij. Në ndalimin e tij në Kajro, Egjipt, perandori dha aq shumë ari sa që krijoi një rënie të shkurtër të vlerës së saj. Tregu i artë i Kajros u rikthye pas një dekade më vonë.

Pas kthimit nga Meka, Mansa Musa solli studiues arabë, burokratë qeveritarë dhe arkitektë. Ndër ata që u kthyen me të ishte arkitekti Ishaq El Teudjin, i cili paraqiti teknika të avancuara të ndërtimit në Mali. Ai krijoi një numër të madh ndërtesash për perandorin duke përfshirë një pallat të ri të quajtur Madagou, xhaminë në Gao-qytetin më të madh në Mali dhe xhaminë e madhe në Timbuktu-qytetin më të madh në perandori.Kjo xhami u quajt Djinguereber. Dizajni më i famshëm i El Teudjin ishte dhoma e perandorit në qytetin Malian të Nianit.

Pelegrinazhi i Mansa Musa nxiti arsimin islam në Mali duke shtuar xhami, biblioteka dhe universitete. Ndërgjegjësimi i Musait nga udhëheqësit e tjerë islamikë solli tregti dhe studiues, poetë dhe artizanë, duke e bërë Timbuktu një nga qytetet kryesore në botën islame gjatë kohës kur vendet më të përparuara nga Spanja në Indinë Qendrore ishin myslimanë. Timbuktu ishte qartë qendra e Afrikës Sub-Sahariane Islamike, transmeton Humanheyday.com.

Pelegrinazhi i Musait në Mekë bëri që Malia të jetë në qendër të vëmendjes nga Evropa. Për dy shekujt e ardhshëm hartografët italianë, gjermanë dhe spanjollë prodhuan harta të botës, të cilat tregonin Malin dhe shpesh përmendën Mansa Musën. E para nga këto harta u shfaq në Itali në vitin 1339.

Mansa Musa vdiq në vitin 1337 pas një sundimi mbretëror njëzetepesëvjeçar. Ai u pasua nga djali i tij, Maghan I.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme