Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetë në Shkup ka shqiptuar 132 gjoba, dhe atë: 34 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 23 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 11 për mosrespektim të këmbësorëve dhe 31 të tjera për parkim të parregullt.
Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave, me çka do të rritet edhe siguria në komunikacion.