Deri më tani 50 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga Ukraina përmes korridoreve të sigurisë.
– Advertisements –
Ministria e Jashtme ka njoftuar se familja Spirkovski, nga qyteti i Harkovit, e cila ishte në gjendjen më të rëndë, me foshnje të sapolindur, aktualisht është pjesë e një korridori të posaçëm sigurie, më se 100 kilometra larg qytetit dhe është rrugës për t’u larguar nga Ukraina.
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se në mesin e 50 personave të tjerë që ende nuk janë evakuuar ka familjarë të shtetasve tanë të cilët edhe pse nuk janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, konsiderohen si të tillë.
Që para fillimit të konfliktit e deri më tash janë locuar rreth 100 qytetarë të Maqedonisë të cilët jetojnë në qytete të ndryshme të Ukrainës.
“I udhëzuam qytetarët tanë nëse kanë mundësi të shkojnë deri në konsullatat e shteteve me të cilat kemi bërë marrëveshje që t’i marrin sikur të jenë qytetarë të tyre. Kjo do të thotë se nga gjithsej 100 qytetarë të locuar, 50 tashmë janë tërhequr 20 prej të cilëve para se të fillojë invazioni ndërsa 30 të tjerë që nga fillimi I konfliktit. Këta 50 persona që kanë mbetur, jo të gjithë janë qytetarë tanë, por familje të shtetasve tanë, qytetarë të Ukrainës por ne vendosëm që t’i trajtojmë sit ë ishin shtetas tanë. Presim që gjatë ditës që pjesën më të madhe të tyre t’i evakuojmë. Nga ato 50, 20 janë në Kiev, ndërsa të tjerët nga qytete të tjera të Ukrainës”, tha Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme./ Alsat.mk