Një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë gjatë ditës së sotme është përfshirë nga zjarri.
Ndërkohë që shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, mjeku kujdestar në qendrën e reanimimit në QKUK, ka folur për gjendjen shëndetësore të personit në banesën e të cilit shpërtheu zjarri. Ai ka thënë se pacienti i cili është i moshës 30-vjeçare ka pësuar disa djegie në dorë dhe këmbë si pasojë e zjarrit, dhe se do t’u nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjike.
“Për momentin veç një pacient është. Rreth orës 9 të mëngjesit ndihma e shpejtë e ka sjellë, gjinia mashkull, rreth 30-tave i lindur. Për shkak të djegies të banesës në Prishtinë, gjendja e tij është stabile, e ka të djegur dorën e djathtë dhe këmbën e majtë. E ka marrë terapinë, ka me qëndru edhe nja 1 orë në reanimim dhe më pas do të dërgohet në kirurgji plastike. Për momentin në reanimim nuk ka pasur pacientë të tjerë, në repartet tjera nuk e di”, ka thënë ai.