Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në qytetin e Lipjanit ndodhi një vrasje në një kazino . I vrari është një 36 vjeçar nga fshati Rrezallë e Skenderajit.
Mësohet që personi i vrarë është Florent Ahmetaj.
Ai u gjet i vdekur në vendin e punës. Policia e Kosovës në raportimin e saj tha se dyshohet që vrasja ka ndodhur pas një grabitje në kazinon ku ishte duke punuar i ndjeri.
Autoritetet janë në kërkim të identifikimit të personit që e ka kryer vrasjen dhe po shpresojnë që së shpejti do ta sjellin atë para drejtësisë.