Në ngjarje e rëndë i ka ndodhur familjes Bytyqi, djali i tyre është vrarë dhe djegur 4 ditë pasi është lajmëruar se ai është zhdukur.
I riu nga Ferizaji, Shkodran Bytyqi është gjetur i vrarë dhe i djegur ndërmjet fshatrave Gadime të Ferizajt dhe një fshati tjetër të Gjilanit.
Metro ka mësuar se autori i vrasjes së Shkodran Bytyqit është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe se ka pranuar kryerjen e veprës së rëndë që ka bërë.
Bëhet fjalë për personin me inicialet T.L, i cili ka kryer vrasjen dhe tanimë gjendet në polici.
Deri tek vrasje sipas familjarëve të tij ka ardhur për shkak të një borxhi ndaj autorit të vrasjes, të cilin edhe vet babai i tij kishte folur para disa ditësh se mund të ketë qenë ajo.
Kujtojmë se ai ka rezultuar që katër ditë i zhdukur, familjarët kishin raportuar se ai ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Më poshtë keni disa foto të Shkodran Bytyqit, ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.





