Përpos Kastriot Ramadanit, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës e që mbeti i vrarë, një tjetër pjesëtar i FSK-së është plagosur në përleshjen e mbrëmshme në lokalin ‘Bon Vivant’ në Prishtinë.Bëhet fjalë për Hysni Gecin.
Geci, që është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbrëmë ishte duke punuar si sigurim në lokalin e famshëm në Prishtinë “Bon Vivant”.
Sipas burimeve të Paparacit, dyshohet se Geci është plagosur nga Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”.
Sipas burimeve, “Italiani” e ka plagosur në këmbë Gecin, derisa ka qenë duke u larguar nga lokali kur edhe kishte ndodhur përplasja.Nga përdorimi i armës së zjarrit i vdekur ka mbetur Kastriot Ramadani. Ai nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra.
Policia e Kosovës deri tani ka arrestuar katër persona, teksa në arrati ndodhet Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka”.