Ky është postimi i ri i Thaçit, pasi Haradinaj për herë të dytë tha se “ka vdekur çështja e kufijve”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon të flasë për idenë e tij personale për ndryshim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare të Brukselit, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë se diskutimet për korrigjimin e kufijve do ta bëjë në Konferencën e Frankofonisë që të mbahet në Jerevan të Armenisë.

“Të gjithë bashkëbiseduesve u premtova, gjë e cila do të konfirmohet, se në të gjitha takimet e mia në Konferencën e Frankofonisë në Jerevan të Armenisë, do ta diskutoj mundësinë e korrigjimit të kufijve, me mundësi reale për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën”, ka shkruar ai.

Këto deklarime Thaçi i ka bërë sot gjatë takimit me disa përfaqësues nga Lugina e Preshevës, me të cilët ka diskutuar edhe për bashkëngjitjen e kësaj pjese me Kosovën.

“Bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ishte kryetema e bisedave tona. Ishte konkludim i përbashkët se është momenti historik që të jetësohet e drejta legjitime e qytetarëve të kësaj treve, e deklaruar më 1 dhe 2 mars 1992, në kuadër të dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në facebook.

Sipas tij me arritjen e një marrëveshje me Serbinë, Kosova do të përfitojë njohjen reciproke, anëtarësim në BE, NATO dhe OKB.

Këto reagime të Thaçit vijnë pas deklarimeve të sotme të kryeministrit Haradinaj i cili tha se “ideja për korrigjim të kufijve ka vdekur”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme