Arban Abrashi, sot është prezantuar zyrtarisht si kandidat për kryetar të Prishtinës nga LDK.
Me këtë rast, Abrashi me një shkrim në Facebook ka thënë se planet e tij janë për një kulturë të re qeverisjeje në kryeqytet.
Ai tutje ka shtuar se Prishtina ka nevojë për një qeverisje e cila fokusin e ka vetëm tek qytetarët.
Postimi i plotë i Arban Abrashit:
Sot edhe zyrtarisht paraqita kandidimin tim për Prishtinë, planet e mija për një kryeqytet që tejkalon ndasitë politike dhe për një kulturë të re qeverisjeje. Prishtina ka nevojë për një kryetar që merret me problemet konkrete të qytetarëve të saj.
Prishtina ka specifikat e problemet e veta, por ajo gjithashtu është njëra prej komunave të Kosovës ku banojnë qytetarë me nevoja e kërkesa të tyre. Në këtë kuptim, Prishtina ka nevojë për një qeverisje e cila fokusin e vetëm e ka hapësirën e përbashkët jetuese të të gjithë qytetarëve të saj.
Qeverisja lokale ka të bëjë me probleme lokale, dhe këtu qëndron përparësia: qoftë problemet, qoftë zgjidhjet e tyre ne i shohim dhe i prekim çdo ditë. Prandaj Prishtinës do t’ia ofrojmë një qeverisje lokale, pa pazare politike.
Bashkëpunimi, do të jetë baza e qeverisjes time, qasja ime dhe themeli i konceptit tim qeverisës për komunën
Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe vazhdojmë së bashku