Ky është qëndrimi i Jakup Krasniqit në lidhje me ndërtimin e xhamisë në kampusin e UP’së

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj propozimit të Selim Pacollit që në oborrin e Universitetit të Prishtinës të ndërtohet një xhami.

Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se kompleksi universitar duhet të mbetet aty ku është dhe askush nuk ka të drejt ta zhvendos atë.

Ja postimi i plotë i Krasniqit:

ÇKA DUHET TË KETË NË KOMPLEKSIN UNIVERSITAR?

Kompleksi Universitar, duhet të mbetet aty ku është, asnjë profiter nuk e ka të drejtën ta kthej Tokën Publike të përcaktuar për gjënë më të shenjtë të një kombi, e që në fakt është e shenjtë për gjithë njerëzimin, pra, për Arsimin, edukimin, dijet shkencore, pa të cilat gjëra nuk ka zhvillim, nuk ka progres, nuk ka shtet pasi nuk do kishte as komb modern e me kulturë tradicionale që i jep zemër, shpirt, mendje e jetë kombit e shtetit.

Në Kompleksin Universitar të Prishtinës nuk duhet lënë asnjë objekt fetar, pasi ai është i vetmi vend në Kryeqytet, ku është rezervuar për dije e dritë, për arsim e edukim, për studim e shkencë, për zhvillim e progres. Pa të cilat gjera, ky vend e ky komb nuk mund t’i shtijë rrënjët në ardhmëri. Nëse gjenerata e re e studentëve, nuk është më këmbëngulëse për t’i mbrojtur interesat e ardhmërisë së kombit, rrënjët tona do t’i mbesin vetëm të kaluarës. Gjersa ata do të mbesin pa ardhmërinë e tyre, të familjeve dhe të kombit të tyre.

Ata që nuk e ndjejnë vetën shqiptar, nuk ia kanë bërë asnjë argatë të vetëm shqiptarizmës, nuk e kanë as edhe një të drejtë t’ua mohojnë shqiptarëve ketë të drejtë, madje kushdo qofshin ata e në cilëndo fuqi të thirreshin ata!

Ardhmërinë e këtij kombi ia kanë përcaktuar: Bardhtlët, Agronët, Teutatë, Skënderbegët, Rilindësit, Pavarësistët e krejt deri të Adem Legjendaret e UCK-së!

Ketë duhet ta dinë të gjithë ata që shqipen e kanë gjuhë të nënës!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme