Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka publikuar para mediave sot dy fotografi, që janë dëshmi e pasojës direkte të Ligjit të Investimeve Strategjike që mazhoranca socialiste u turr të votonte sot në parlament mespërmes protestës së deputetëve opozitarë dhe pa praninë e të gjithë deputetëve të pranishëm sipas ligjit.
“Kjo ‘pika e vogël’ , – tregoi Shehaj, duke përdorur me ironi shprehjen e ministres Mirela Kumbaro – ishte pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Qeveria e hoqi nga Parku dhe ia dha Gjiknurit. Kjo është. Ishte një perlë e paprekur, pjesë e Parkut, tani shikojeni çfarë po ndërton Gjiknuri.
E njëjta gjë, ish-ministrja. Ky është plazhi i Dhërmiut, ku ish-ministrja u fut në politikë me xhepat bosh dhe tani po ndërton një resort. Kjo është arsyeja pse Ligji për Investimet Strategjike është shtyrë edhe një vit tjetër.
Unë mendoj se problemi i këtij vendi është mazhoranca, është qeveria që merr pronat e qytetarëve të thjeshtë dhe i përvetëson dhe pasurohet me to. Ky është problemi, pastaj mund të diskutojmë sa të duam mbi mënyrën si bëhet opozita.
Unë jam i mendimit që ne duhet të bëjmë një opozitë të vërtetë dhe të flasim troç. Me fakte dhe me prova dhe jo në përgjithësi. Kjo është ajo çfarë unë bëj dhe mbaj përgjegjegjësi.”
Fotot e resorteve që po ndërtohen në Parkun Kombëtar dhe në bregdetin e Dhërmiut:
© SYRI.net