Ky është serbi që u vra me thikë në zemër nga shqiptari, të cilit ia ngacmoi gruan (Foto)

Serbi Perica Gavriloviq është vrarë me thikë nga një shqiptar në Vjenë të Austrisë të shtunën e kaluar.

Mediat serbe shkruajnë se deri te vrasja e tij, erdhi pasi që serbi e kishte ngacmuar gruan më të cilën shoqërohej shqiptari në orët e hershme të mëngjesit, duke thënë se “është mirë kur edhe në këto orë të vona sheh një femër kaq të bukur”, shkruan Periskopi.

Pas një fjalosje mes shqiptarit e serbit, ka filluar konflikti fizik, kur shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka nxjerr thikën dhe ka plagosur fillimisht kamerierin dhe pastaj ka vrarë serbin, duke e goditur me thikë në zemër.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në kafiterinë “Space Bar Lounge”, në rrugën “Ottakringer strasse” të kryeqytetit austriak.

Pas vrasjes së Gavriloviq, raportohet se serbi me femrën që ishte prezent është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, në mediat serbe janë publikuar edhe fotografi të serbit të vrarë, i cili vdiq tragjikisht në moshën 37-vjeçare. /Periskopi


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme