“Ky është shtet fashist”/ Tension te Ministria e Kulturës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dorëzon shkresën pas vendimit të Kushtetueses, aktorët: Dera na u mbyll me shul

Dorëzimi i një kërkese pranë Ministrisë së Kulturës, për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit ka sjellë revoltën e aktorëve dhe përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që kërkojnë kthimin e Teatrit Komëtar si dhe ku ishte.

Ata nuk janë lejuar të hyjnë brenda ministrisë dhe kjo gjë i ka revoltuar më shumë duke u shprehur se këto veprime janë të denja për shtetet fashiste.

Për refuzimin e pranimit të kërkesës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tha se do të padiste sërish ministren e Kukturës.

 

 

Aleanca për Teatrin i kërkoi sot Minsitrisë së Kulturës të marrë mbrapsht pronësinë e Teatrit Kombëtar duke qënë se u shfuqizua VKM 377 që ia, kaloi pronënsinë Bashkisë së Tiranës. Po ashtu ata kërkuan që të evidentohen mungesat siç janë dy godinat e prishura, ekuizita, gardaroba etj dhe për këtë të kallëzonin penalisht kryebashkiakun Veliaj dhe zyrtarë të tjerë në bashkisë.

Po sipas Aleancës, Agjensia e Kadastrës duhet të bëjë transkiptimin e pronës nga bashkia e Tiranës tek ministria e Kulturës, Ministria e Financave te anullojë aktin normativ per fondin fillestar per fillimin e puneve te Teatrit Kombëtar, ndërsa Keshilli Kombetar i Rregullimit të Territorit të anulojë lejen e ndërtimit që ka nxjerrë në favor të bashkisë së Tiranës.

 

 

(BalkanWeb)

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme