Ky është shteti që rriti pagat për 40 për qind

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro njoftoi pikërisht ditën e fundit të vitit që lamë pas rritjen e pagës minimale në vend me plot 40%. Ky vendim, që vjen në formën e dhuratës për një prej vend që është ndoshta në krizën më të thellë ekonomike në botë sot, do të hyjë në fuqi që prej Janarit të këtij viti.

Por, ekonomistë dhe ekspertë të ndryshëm kanë dalë kundër kësaj lëvizje, pasi shprehen se do t`i japë një shtysë të mëtejshme hiperinflacionit.

Sipas Maduros, pagat e reja të rritura do të mbrojnë punëtorët nga ajo që ai e quajti lufta ekonomike e nxitur nga Ëashingtoni me qëllimin për të sabotuar socializmin.

E ndërkohë që për njerëzit e Venezuelës lajmi është mjaft i mirë, për ekonomistët është i tmerrshëm. Gjatë periudhës Janar-Nëntor të vitit që kaloi, çmimet u rritën me një normë të frikshme prej 1369%. Vlerësimet tregojnë se përgjatë të gjithë vitit të kaluar inflacioni mund të ketë prekur edhe normën e 2000%.

Për të luftuar këtë, Maduro ka rritur vazhdimisht pagën minimale, por që ka bërë efektin e kundërt, duke përshpejtuar inflacionin, ndërkohë që zhvlerësimi i bolivarit ka zhytur miliona në varfëri. Prej thuajse 2 vitesh kriza venezueline ka nxitur mungesën e produkteve bazë nëpër dyqane, ndërkohë që vendimi i ri përkthehet në vetëm 7 dollarë në muaj tollona për ushqim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme