Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për Fatmir Limajn dhe të tjerët, në rastin e njohur si MTPT, shkruan Gazeta Blic.
Fatmir Limaj dhe të akuzuarit e tjerë u shpall i pafajshëm për pikën e parë të aktakuzës janë liruar nga akuza për krim të organizuar, lidhur me akuzat për korrupsion në MTPT.
Krahas Limajt, të akuzuar ishin Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.
Fatmir Limaj ka thënë se zero cent janë keqpërdorur në kohën sa ka udhëhequr Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.
Kryetarja e trupit gjykues është duke e lexuar aktgjykimin e plotë.