Albin Kurti refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit Valdet Gashi.
Në gjykimin për hedhjen e gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit, deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit Valdet Gashi.
Prokurori e pyeti Kurtin se deputetët e opozitës a është e vërtetë se kundërshtuan marrëveshjet për asociacionin dhe asociacionin me gaz lotsjellës
Kurti nuk iu përgjigj kësaj pyetje, duke thënë se nuk u përgjigjet pyetjeve të prokurorit.
Pastaj filloi deklarimi i Albulena Haxhiut.
Kurti bashkë me Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun po akuzohen për për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.