Aksidenti i mbrëmjes së 11 prillit në Arllat të Drenasit i ka marrë jetën ish-ushtarit të UÇK-së, Qazim Uka nga Topoja.
Qazim Uka ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në shtëpinë e tij në Tropojë gjetën strehë shumë veprimtarë të çështjes kombëtare dhe më vonë edhe shumë luftëtarët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së mobilizimit dhe luftës së UÇK-së në vitet 1998-99.
Në raportin policor thuhej se këmbësori i goditur nga vetura është shtetas i Shqipërisë. Ai kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarës. Vdekjen e viktimës e kishte konstatuar mjeku kujdestar.
Varrimi i të ndjerit bëhet, sot, në orën 13:00, në fshatin e tij të lindjes Lugu i Zi – Tropojë.