Ky është zëvendësministri i MPJ-së me të cilin ende s’ka biseduar Pacolli

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka treguar se çfarë punësh bëjnë katër zv.ministrat e tij, pasi për një gjë të tillë është pyetur nga kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, raporton zeri.info.

Megjithatë, i pyetur nëse është takuar personalisht me gjithë ata, Pacolli ka thënë se me njërin prej tyre nuk ka biseduar fare.

“Kam 4 zv.ministra. Unë kam biseduar me tre prej tyre, me një prej tyre nuk kam biseduar. Kur ka kovë, s’ka ujë, kur ka ujë, s’ka kovë.

Pra, kur unë jam këtu, ai s’është, kur është ai, unë s’jam”, ka thënë ai për zv.ministrin Gjergj Dedaj. Ndërkohë, ka thënë se të gjithë zv.ministrat e tij kryejnë punë të madhe, nuk qëndrojnë kot në ministri. Tutje, ai ka njoftuar se në MPJ janë gjithsej 12 ambasadorë politikë, 3 konsuj të përgjithshëm, si shefa të misioneve dhe 9 ambasadorë karriere. Duke folur rreth kësaj, Pacolli ka pranuar se ka harxhuar mjaft kohë për t’i njohur gjithë ata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme