Ishte në rrugë kur ata e futën në makinë.
E menjëherë pas këtij veprimi familjes i shkoi një mesazh ku shkruhej “nëse nuk i bën 50 mijë euro, djali e. Mos e lyp më ok? Më vonë dëgjohemi” ishte mesazhi që kishte marr familja.
Tre persona të maskuar e kanë futur me dhunë në një “xhip”, pasditen e djeshme, 11-vjeçarin nga komuna e Shtimes, E.T. Me duar të lidhura, djalin e kanë dërguar në një lokacion disa kilometra larg shtëpisë së tij. Por vetëm disa orë pas, ai ka arritur që t’iu ikë personave. Për Gazetën Express, i tronditur, i mituri me lejen e familjarëve ka shpjeguar rreth këtij rasti.
E. T. 11-vjecar, bashkë me djalin e axhës Diartin, 18 vjeç i cili kishte ardhur nga Belgjika pasditen e djeshme kishin dal për t’u shëtitur në rrethinën e qytetit të Shtimes Ata kishin hyrë në një supermarket. Pas disa minutave ata kishin dal jashtë. Por në rrugën “14 dhjetori”, një veturë e tipit ‘xhip’ e kishte thirrur E.T. në emër duke e ftuar që të shkojë me ta.




