Shirat e rënë javën e kaluar i lanë vendit ngricave me temperaturat minimale që kanë zbritur nën zero gradë thuajse në të gjithë vendin.
Kjo situatë sinoptike parashikohet të vazhdojë deri në fund të kësaj jave, ndërsa nga e hënë pritet një rritje e lehtë e temperaturave dhe rikthim të vranësirave.
Ndërkohë, Viti i Ri 2018 pritet të nis me reshje dëbore ne zonat malore, por jo vetëm. Në datën 2 janar parashikohet reshje të pakta dëbore edhe në kryeqytet.