Formacioni i frikshëm i Barcelonës me Cancelon dhe Joao Felixin në skuadër.
Joao Cancelo dhe Joao Felix duket se janë dy lojtarët e vetëm që mund t’i bashkohen Barcelonës në dy ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Barcelona është afër të kompletoj huazimet e thjeshta të Cancelos nga Manchester City dhe Felix nga Atletico Madridi.
Por, si mund të rreshtohet Barcelona e Xavit me dy reprezentuesit e Portugalisë në skuadër.
Mediat spanjolle kanë dhënë një opsion më të mundshëm, ndërkohë që Ronald Araujo dhe Pedri janë jashtë.
Një rresht 4-2-1-3 me një treshe sulmuese që duhet të plotësojë mjaft mirë Robert Lewandowskin.
Vrapimet e Joao Cancelo dhe Alejandro Balde nga krahu do t’i lejojnë Joao Felix dhe Lamine Yamal ose Raphinha të sulmojnë më në qendër.
Gavi do të luante në vendin e Ilkay Gundogan në varësi të formës së tyre së të dyve, ndërsa Frenkie de Jong dhe Oriol Romeu do të luanin mbrapa.
Kur Araujo dhe Pedri të rikuperohen, uruguaiani do të zëvendësojë Andreas Christensen ndërsa ky i fundit me gjasë do të zërë vendin e Gundogan.