Sot deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të deklaratave kërcënuese ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.
Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që ai arrestohet. Demaliaj ishte arrestuar edhe në protestën e 27 janarit në kohën kur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës protestonte bashkë me Vetëvendosjen kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi./Sakte.net