Analizat kanë treguar se kefiri ka tre herë më shumë baktere të mira në krahasim me jogurtin dhe është më efektiv në ushqim sesa ai. Për ata që nuk e dinë, kefiri është qumësht i fermentuar që përmban kultura të rëndësishme me probiotikë.
Është ideal për punën e zorrëve, përshpejton punën e tyre, pastron prej baktereve të dëmshme dhe është vërtetuar si probiotik natyral. Shkaku se përmban një sasi të lartë të baktereve të mira, kefiri është ilaç i shkëlqyeshëm kundër fryrjeve dhe është vërtetuar se pakëson gazrat në organizëm.