Ky pushtet lëre që nuk ndërtoi shtet, por dobësoi edhe indin e shqiptarisë – familjet!

Xhevdet POZHARI

Filmi “American Beauty” u prodhua në vitin 1999. Në të njëjtin vit kur Kosova u ballafaqua me gjenocidin serb.

Asokohe, derisa ne luftonim për mbijetesë, për një copë liri që po e humbim pak nga pak shkaku i pushtetarëve tanë, ShBA’të kishin ngritur alarmin për shpërbërjen e familjeve. Shteti më i fuqishëm në botë po përballej me kërcënimin më të madh – shkatërrimin e familjeve.

Filmi jo vetëm që fitoi çmime të shumta Oskar duke u shpallur edhe filmi më i mirë i vitit, por ngjalli edhe debate të shumta në Amerikë. Preokupim i tyre ishte shpëtimi i familjes – problemi i vetëm mbase të cilin nuk e kishte një shtet i padukshëm në hartën e botës që u bë brenda vitit kryetemë e lajmeve në botë – Kosova.

Sot, Kosova si asnjëherë më parë përballet me shpërbërjen e familjeve. Të rinjtë migrojne pa zgjedhur rrugë. Diferenca midis standardeve jetësore kanë thelluar hendekun në shoqëri. Kryetarët e partive në pushtet janë shndërruar në baballarëte vërtetë të atyre që e kanë kuptuar se nuk mund të kesh të ardhme të sigurtë pa u certifikuar me librezën e partisë. Këshillat e prindërve biologjik konsiderohen si të dala mode, ndërsa jetohet ngutshëm, pa zgjedhur mjete që të arrihet qëllimi i mirëqenies.

Kosova vazhdon të mbijetojë shkaku i remitencave nga diaspora. Remitenca që bazohen në lidhjet familjare dhe të cilat shfrytëzohen kryesisht për konsum ditor.

Shpresa e njerëzve të varfër vazhdon të ngelet në mëshirën e bamirësve.

Kapërcimi nga socializmi në kapitalizëm në emër të “demokracisë”, në një shtet ku as që ekzistojnë parakushtet themelore për konkurrencë të barabartë, vetëm sa kanë thelluar krizën e ekzistencës ku më së paku njeriu gjen kohë e kujtohet për familje. Thjeshtë, gradualisht po shndërrohemi në robër të kapitalisteve.

E, ne kurrë nuk ishim shtet i fuqishëm, por na mbante shpresa se një ditë kjo gjendje do të ndryshojë. Shpresë e cila sa vjen e venitet gjithnjë më shumë 20 vite pas çlirimit, siç dobësohen edhe lidhjet me familjen.
Edhe kur nuk kishte as shtet as institucione, shqiptarinë e mbajtën në këmbë vlerat familjare. Andaj dobësimi i familjes është edhe dobësim i indit kombëtar shqiptar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme