Ky shtet i BE’së e garanton Serbinë se nuk do ta njoh Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka marrë garanci nga ministri i Jashtëm i Qipros, Nikos Kristodulides, se shteti që ai përfaqëson nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një takimi të ditës së djeshme në orët e vona, Kristodulides, i ka konfirmuar qëndrimin refuzues të shtetit anëtar të BE-së ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Sa i përket një çështjeje tjetër të rëndësishme që ka të bëjë me Serbinë, qëndrimi i Republikës së Qipros mbi mosnjohjen e Kosovës është shumë e njohur. I përsërita ministrit mik [Daçiq], pozitën e qartë të Republikës së Qipros dhe faktin se në mungesë të një zgjidhjeje të pranueshme reciproke për çështjen e statusit të rajonit, Qipro konsideron se shpallja e njëanshme e pavarësisë nga Prishtina është e paligjshme”, ka deklaruar në konferencë për media mas takimit me diplomatin serb.

Ai po ashtu ka folur për rolin e Serbisë në Ballkan, ku sipas tij Serbia ka rolin kyç në arritjen e stabilitetit në rajon, teksa e ka përgëzuar Serbinë për rolin e saj.

“Ne besojmë që Serbia luan një rol kyç në arritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, dhe në këtë kontekst ne e përgëzojmë Serbinë për rolin e saj të rëndësishëm. Republika e Qipros, si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, por edhe për shkak të lidhjeve historike, është i interesuar për atë që po ndodh në rajon dhe është e rëndësishme të shqyrtojmë dhe ne do ta bëjmë këtë në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar ai, raportojnë mediat në Serbi, transmeton Insajderi.

Ndërkohë që kryediplomati serb, Ivica Daçiq, u shpreh tejet i lumtur për rikonfirmimin e Qirpos për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Jemi mirënjohës ndaj vëllezërve tanë qipriotë, të cilët në të gjitha forume ndërkombëtare vazhdimisht e respektojnë çështjen e Kosovës”, ka deklaruar Daçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme