LAA-ja “nuk lëkundet”, kërkohet shmangia e krizës institucionale

Subjektet që renditen pas koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) kanë kërkuar t’u jepet fund vonesave në thirrjen e seancës konstituive nga presidenti Hashim Thaçi.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa nuk i ka dhënë ende përgjigje as ftesës së presidentit për konsulta në lidhje me caktimin e datës se seancës, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë thënë se për këtë do të vendosin para ditës së hënë, kur është paraparë të mbahet takimi në Presidencë.

Koalicioni LAA po ashtu ka konfirmuar se vazhdojnë të jenë unikë dhe se asnjëri prej 29 deputetëve të tyre nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka quajtur spekulime raportimet se deputetët e tij do ta votojnë Haradinajn për kryeministër.

Temë diskutimi në takimin e deputetëve të LAA-së ka qenë edhe mundësia e hyrjes në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Por nuk është treguar se deri ku kanë arritur këto negociata… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme