Labi: Ramush Haradinaj, një “Adem Jashar i gjallë”

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka thënë se do të respektoj vendimin e partisë dhe nuk do të ketë qëndrim ndryshe pavarësisht vendimit qe do të marr ky subjekt për pozicionimin e saj në skenën politike.

Tahiri në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se e çmon jashtëzakonisht shumë figurën e Ramush Haradinajt, por nuk do ta mbështes me votë në Kuvend, nëse partia nuk vendos për këtë.

Thotë se si deputet i Kuvendit do të respektoj vendimet e partisë, dhe nuk do të votoj ndryshe nga vendimi qe do të marrë AKR.

“Si deputet do të respektoj vendimet e partisë dhe nuk kam mundësi të veproj ndryshe. Gjithçka qe vendos partia është e mirëpritur nga ana ime”, ka thënë Tahiri.

Duke folur për të nominuarin e PAN-it për kryeministër, deputeti i ardhshëm i Kuvendit ka thënë se ka bërë shumë për luftën dhe paqen. Madje, nuk heziton ta thotë se ai mund të jetë një Adem Jashari i gjallë.

“Ai njeri e ka pastruar luftën e UÇK-së në Kosovë dhe i ka treguar botës se populli i Kosovës ka pasur të drejtë ta ketë lirinë për arsye se ka qenë i okupuar nga Serbia. Ai e ka dëshmuar veten duke e lënë kryeministrinë për të treguar se populli i Kosovës e ka të drejtën ta gëzoj pavarësinë. Kam respekt të veçantë, saqë mund ta quaj se ai njeri mund të jetë një Adem Jashari i gjallë”, ka thënë Tahiri.

Tutje, Tahiri ka thënë se partitë qe janë në pushtet duhet t’i mbajnë premtimet pasi qytetarët thotë se janë të dëshpëruar.

“Për mua nuk ndryshon asgjë titulli deputet. Do të jem ai qe kam qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Jam i kënaqur me rezultatin. Në Ferizaj jam fitues, sepse AKR ka qenë më 1300 vota, ndërsa tani i kam mbi 5000 vota si Labinot Tahiri. Në nivel të Kosovës janë mbi 15.000 mijë vota”, ka shtuar ai.

I pyetur, nëse do të heq dorë nga kandidimi për kryetar të Ferizajt pasi do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka thënë se vendimi do të merret bashkërisht në organet e partisë./Indeksonline

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme