Laborator me 34 kg drogë dhe dy parcela me 220 rrënjë hashashi, arrestohen dy 31-vjeçarët në Mirditë

Ngritën laborator përpunimi dhe mbollën dy parcela me kanabis, arrestohen dy 31-vjeçarët e dyshuar, sekuestrohen rreth 34 kg drogë dhe asgjësohen 220 bimë narkotike në Kaçinar të Mirditës.


Në kuadër të operacionit “Processing” pas hetimeve me metoda aktive dhe përgjimeve, në pranga përfunduan P.M dhe K.P.

“Si rezultat i disa javëve hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, finalizohet operacioni policor i koduar “Processing”. Zbulohen në fshatin Shtuf, 2 parcela ku ishin kultivuar bimë narkotike dhe 1 ambient i përshtatur për tharjen e tyre. Sekuestrohen rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe asgjësohen 220 bimë të dyshuara narkotike”, bëri me dije policia vendore për detajet e para të aksionit.

Njëri prej të dyshuarve u kap në flagrancë në ambientin ku thaheshin bimët narkotike, tjetri me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale.

droga mirdite

“Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga shtetasit-P. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shtuf, K. P., 31 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Mirditë, me precedent penal për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ambienti laborator përpunimi ishte nga i dyshuari P.M., ku përpunohej e thahej droga”, sqaroi Policia e Lezhës.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme