Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masat arrest me burg për 5 të akuzuarit për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit.
Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Klajdi Matoshi, Redin Meshi dhe Julian Malaj, do të vijojnë të qëndrojnë pas qelive.
5 nga të akuzuarit që u lanë në burg nga apeli i GJKKO-së, kanë kërkuar masë më të butë sigurie ose atë të burgut me afat deri në daljen e përgjigjeve të analizave, pasi ata pretendojnë se nuk kanë pasur informacion për kokainë.
Referuar kërkesës së tyre për ndryshim mase thuhet se te pandehurit nuk kanë pasur informacion se plehu ishte përzier me kokainë, kjo referuar edhe letrave të zhdoganimit.
SPAK ka paraqitur si prova përgjime dhe pamje filmike që bindën gjykatën të miratojë shkallën e parë.
© SYRI.net