Laborotaritë shpifëse të oportunzmit politik

Autor: Adnan AZIZI

Parti të ndryshme politike shqiptare, të pozitës dhe opozitës, gjatë gjithë kohës vepronin në bazë të parimit sulmi është mbrojtja më e mirë. Ato që nga themelimi shpifnin akuza ndaj Lëvizjes BESA, sidomos rreth financave dhe “fondeve të ndryshme”. Ajo që është jashtë çdo logjike në këtë lum shpifjesh dhe akuzash është, kërkimi i përgjegjësisë nga një subjekt i cili nuk administron asnjë pushtet lokal dhe ekzekutiv. A nuk duhej të ishte e kundërta, që Lëvizja BESA të kërkonte përgjegjësi nga këto parti?! Ajo që ishte më e dhimbshme para dhe gjatë fushatës zgjedhore ishte dezinformimi dhe defokusimi i votuesve shqiptar, në veçanti atyre të pa përcaktuar. Anëtarë të BDI-së të veshur me kostumin e “analistëve”, tregonin “rreziqet” e fitores eventuale të Lëvizjes BESA dhe këto iluzione dhe shpifje i bazonin gjithnjë në “fondet e dyshimta” të Lëvizjes BESA.
Asnjëri prej këtyre analistëve në mesin e gjithë këtyre shpifjeve nuk nxorri asnjë argument të vetëm dhe kjo ishte demaskimi dhe diskretimi i plotë i tyre. Çështja e tretë që ka përshkruar këtë cikël zgjedhor kanë qënë shpifjet dhe akuzat e shumta të kryetarit të LR-PDSH dhe kryesuesit të Aleancës për Shqiptarët. Në kundërshtim me të gjitha parimet e mundshme, kur shqiptarët kërkonin që ti japin grusht pushtetit antishqiptar të Nikola Gruevskit të mbështetur nga Ali Ahmeti, ai më shumë ekzaltohej, gjente kohë dhe shfrytëzonte çdo rast dhe mundësi për ta sulmuar Lëvizjen BESA. Gjithnjë sipas tij, BESA ishte më e rrezikshme dhe e dëmshme se sa BDI, ndonëse e para sapo ishte shfaqur dhe për të kishte vetëm dyshime, kurse e dyta ishte inkriminuar dhe për këtë kishte argumente të mjaftueshme. Ziadin Sela ishte kryetar i një komune urbane ku shumica e taksapaguesve janë shqiptarë, Lëvizja BESA nuk kërkoi asnjëherë nga vetë ai llogaridhënie, e lerë me të kërkojë hetime për keqpërdorimet e shumta ne komunen e Strugës, duke përdore komunën e Strugës si bazë logjistike per fushatën e Aleancës per Shqiptarët dhe shume afera tjera koruptive.
Si përfundim, mund të them se për dashakeqët dhe oportunistët të veshur me kostume e të fshehur pas logove partiake, shpifjet dha akuzat ndaj Lëvizjes BESA janë irelevante, ndonëse as hartuesi, as shkruesi, as shpërndarësi, as transmetuesi i tyre nuk ju besojnë, e si do tju besojnë votuesit shqiptar?!
Më duhet të ceki se BDI ka realizuar një fushatë ekstra të shrejt, ka blerë vota, blerja e votave në Malësi të Tetovës e shumë vende të tjera. Andaj, është koha kur nuk duhet të merret opozita me vetveten siç po ndodh tani, por të bëhet racionale. Asnjë prononcim të vetëm të kryetarit të BESËS nuk mund të gjen kundër partive opozitare, kurse partitë opozitare bashkë me BDI vazhdimisht na kanë sharë e kritikuar, si në fushatë e para fushate. Mirëpo ne jemi me popullin dhe gjithnjë do jemi pranë tyre, kjo na bënë të veçantë. Me BESË ka dallim!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme