Lajçaku emërohet zyrtarisht Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Këshilli i Bashkimit Evropian, emëroi zyrtarisht ish ministrin e punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një njoftimi, Këshilli thotë se “detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës”, raporton KOHA.

Mandati fillestar i Lajçakut do të jetë 12 muaj. Se do të ndodhte emërimi i Lajçakut në këtë pozitë, ishte paralajmëruar shumë më herët nga burime brenda Bashkimit Evropian. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte deklaruar se “misioni i tij është i paracaktuar të dështojë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme