Lajm bombastik: Nga Milani te Interi, çfarë tradhëtie

Një emër i ri pritet ti shtohet listës së lojtarëve që kanë veshur fanellën e dy klubeve të Milanos gjatë karrierës së tyre.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato.

Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021 kur vendosi që nga Milani të kaloj në rradhët e Interit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se një tjetër futbollist që ka veshur fanellën e Rosonerëve, mund të vesh fanellën e zikaltërve.

Sipas Calciomercato, Gianuligi Donnarumma është objektivi kryesorë i Interit për verën e 2026.

Gardianit italian i skadon kontrata me PSG pikërisht në verën e vitit 2026 dhe Marotta synon transferimin e tij me parametra zero.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme