Lajm fantastik për motin në Kosovë

Sakte.net  /  E enjte, 13 Tetor 2016  –  09:23

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot i vranët, në mëngjes vende-vende me mjegull, kurse pasdite ka gjasa të ketë edhe shira lokale.

 

Meteorologët parashohin që gjatë ditës të ketë intervale edhe me diell. Temperatura e mëngjesit do të sillet nga 3 deri 8 gradë, kurse ajo më e larta e ditës rreth 16 gradë Celsius. Të premten do të mbajë mot me diell dhe më i ngrohtë.

Mot i tillë do të vazhdojë edhe të shtunën paradite, ndërkaq që pasdite do të ketë vranësira të përcjella me shira lokale.

Të dielën do të vazhdojë të mbajë mot i vranët e me shi, ndërkaq që nga e hëna pritet përmirësim i motit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme