Rreth orës 14:09 minuta, një tërmet ka shqetësuar banorët e Shkupit.
Tërmeti ka zgjatur rreth 2 sekonda dhe ka qenë me fuqi 3.4 Shkallë të Rihterit.
Tërmeti është ndier edhe në Kosovë dhe pjesë të Serbisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 Km larg Shkupit në komunën Ilinden.