Lajm i keq për Romën, lëndohet ylli i madh

Spinazzola i shtohet listës së lëndimeve te Roma.

Leonadro Spinazzola është lojtari më i fundit që i shtohet Romës në listën e mungesave, si pasojë e lëndimit.

Lojtari ka pësuar një dëmtim muskulor në stërvitje dhe s’do të jetë gati për ndeshjen ndaj Veronës, përcjell lajmi.

Sipas raportimeve të fundit, lojtari la në gjysmë seancën stërvitore të mëngjesit dhe do t’i nënshtrohet disa testeve për të parë dëmtimin.

Spinazzola u pushua edhe ndaj Helsinki, kështu që gjasat janë minimale që ai të rrezikohet ndaj Verona.

Roma tashmë veç ka në mungesë Paulo Dybala, Nemanja Matic, Gini Wijnaldum e Ebrima Darboe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme