Lajm i mirë për Milanin, rikthehet nga lëndimi ylli i ekipit

Milanit i kthehet Loftus-Cheek

Skuadra e Milanit është përforcuar në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme, me Lazion në Serie A dhe Paris Saint-Germainin në Champions.

“Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se Milanit i është kthyer mesfushori Ruben Loftus-Cheek.

Ai tashmë është rikuperuar nga lëndimi dhe po stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Anglezi i ka munguar Milanit në pesë ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit të muskulit të këmbës që e pësoi në fillim të muajit tetor.

Milani në vikend do të përballet me Lazion, para se të luaj kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve. 27-vjeçari ka 1 gol e 2 asistime këtë edicion në 8 paraqitje për Milanin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme