Lajm i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë në Greqi

Nga data 3 Prill 2017 aplikimi për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme, nuk do bëhet në Ministrinë e Brendshme në Pire, por do bëhet në Drejtoritë e Emigracionit, të Drejtorive të Decentralizuara të zonës ku jeton një emigrant.

Pra për emigrantët që mund të vërtetojnë se ndodhen në mënyrë të vazhdueshme në Greqi, gjatë 7 viteve të fundit, pavarsisht se mund të kenë qënë të paligjëshëm, mundet të aplikojnë për Lejet e Qëndrimit për Arsye të Jashtëzakonshme në vendbanimet e tyre në Greqi, pa qënë e nevojshme për të ardhur në Pire.

Sipas vendimit të ministrit:

Neni 1

Lejet e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme, që jepen sipas dipsozitave të nenit 19, paragrafi 2 i ligjit 4251/2014, siç u zëvëndësua nga paragrafi 23 i nenit 8 të ligjit 4332/2015 (76 Α’), në rastin kur aplikanti nuk kishte leje të qëndrimi të përhershme, lëshohen nga Kordinatori (Drejtori) i Drejtorisë së Decentralizuar

Institucioni përgjegjës për marrjen e kërkesës, është shërbimi i Drejtorisë të Emigrantëve dhe Emigracionit të  Drejtorisë së Decentralizuar të vëndbanimit të qytetarit të vëndit të tretë

Neni 2

Kërkesat që janë dorëzuar sipas dispozitave ekszistuese deri në datën e fillimit të këtij vendimi ((Shënim nga Albanians.gr: 3 Prill 2017) dhe janë në shqyrtim nga Ministria e Emigracionit, shqyrtohen nga Drejtoria e Emigracionit e së njëjtës Ministri (Shënim nga Albanians.gr: Pra shqyrtimi i tyre do vazhdoj të bëhet në Pire)

Neni 3

Qytetarë të vëndeve të treta që kanë bërë kërkesë për lejen e qëndrimit dhe është në shqyrtim në Drejtorinë e Emigracionit të Ministrisë së Emigracionit, ju jepet mundësia të dorëhiqen nga shqyrtimi i lejes nga kjo drejtori, dhe të bëjnë sërisht kërkesë për leje qëndrimi për të njëjtën arsye, duke dorëzuar të njëjtat dokumentacione në Drejtoritë e Emigrantëve dhe Emigracionit të Drejtorisë së Decentralizuar të vëndbanimit të tyre

Dorëheqja dorëzohet tek shërbimi i Drejtorisë të Emigrantëve dhe Emigracionit të Drejtorisë së Decentralizuar të vëndbanimit

Për kërkesën e re në Drejtorinë e Emigrantëve dhe Emigracionit nuk është e nevojshme të paguhet sërisht kuata-paravolo (Shënim nga Albanians.gr 300euro është kuota-paravolo)

Neni 4

Neni i katërt bën fjalë për dokumentacionin që nevojitet, por nuk ka asnjë ndryshim. Dokumentacioni që duhet për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme mund ta gjeni këtu Ποιοι δικαιο?νται ?δεια διαμον?ς για εξαιρετικο?ς λ?γους-Ποια τα δικαιολογητικ?

Dispozitat e mësipërme hyjnë në fuqi më datë 3 Prill 2017/Ministri i Emigracionit/albanian.gr

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme