Lajm mirë për duhanpirësit: Ligj i ri për duhanin në Maqedoni

Qeveria po përgatit komplet ligj të ri për duhanin. Pirja e duhanit do të lejohet gjithkund, me përjashtim të lokaleve ku shërbehet ushqim. Megjithatë, se a do të lejohet thithja e duhanit nëpër kafiteri, për atë do të vendosin vetë pronarët.
Ata do ta kenë të drejtën të zgjedhin nëse në lokalin e tyre do të lejohet apo jo pirja e duhanit dhe për atë të paguajnë licencë, apo do mbajnë zgjidhjen e deritanishme, që pirja e duhanit të jet e ndaluar në lokalin e tyre.
Qeveria paralajmëron Ligj të ri, në bazë të parametrave evropiane.
“Liberalizim i plotë dhe parasëgjithash të drejtë për zgjedhje të objekteve ku nuk shërbehet ushqim që të kenë të drejtë të zgjedhin, në rast se dëshirojnë të lejohet pirja e duhanit dhe ata të kenë të drejtë me licencë dhe ajo të jetë e drejtë e tyre. Absolutisht kjo nuk ka të bëj me vendet ku shërbehet ushqim. Punojnë ekspert dhe dëshirojmë praktikë evropiane”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme