Lajmërohet daja i kryeministrit: Haradinaj nuk e di që jam punësuar në ministrinë e Infrastrukturës

Është lajmëruar Eduard Brahimaj, daja i kryeministrit Ramush Haradinaj, që është punësuar në ministrin e Pal Lekajt, në ministrinë e Infrastrukturës, transmeton Gazeta Metro.

Brahimaj që po i bënë gati një vit që është punësuar si ekzaminer në këtë ministri, po thotë se punësimi i tij në këtë ministri nuk ka ardhur si pasojë e raporteve familjare me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ai madje po thotë se i plotëson të gjitha kushtet për vendin e punës që e ka arritur me shumë djers e mund.

“Sa i përket punësimit,po jam duke punuar,por nuk jam punësuar tani,por me shumë se një vit me parë! Kam qenë ne procedurë nga viti 2017 e jo tani në këtë kohë që ju po aludoni”, ka thënë Brahimaj në një përgjigje për ‘Koha Ditore’.

Sipas tij ai ka ndjekur trajnime për pozitën që mbanë.

“Sa i përket procesit të punësimit,kam konkurruar në bazë të konkursit publik të hapur nga MIT,ku kam ndjekur trajnime e procedura për licencim sikurse i kanë ndjekur dhe i janë nënshtruar të gjithë ata që janë të punësuar në këtë pozitë”, ka thënë ai.

Për nipin e tij, kryeministrin Ramush Haradinaj ka thënë që nuk beson që e di se daja i është punësuar në ministrinë e udhëhequr nga nënkryetari I AAK-së, ministri Pal Lekaj.

“Sa i përket Haradinaj ai nuk ka pas si të ndikoj dhe besoj që as që është i informuar se a punoj apo jo”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme