Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë sot se është i shqetësuar pasi komuniteti ndërkombëtar nuk po reagon për kërcënimin e Ramush Haradinaj ndaj serbëve por edhe ndaj presidentit të sapo zgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka theksuar se me lirimin e Haradinajt është hapur ‘kutia e Pandorës’, transmeton lajmi.net.
“Tani ju mund të shihni se lirimi i Ramush Haradinajt e ka hapur kutinë e Pandorës në Kosovë. Kutia e Pandorës e së keqes, urrejtjes dhe kërcënimeve nga njerëzit të cilët në të kaluarën kanë treguar se janë të gatshëm për gjëra të këqija”.