Protesta në Tiranë ka eskaluar pasi protestuesit kanë sulmuar objektin e Kryeministrisë me gjësende të forta.
Ndërsa, ish kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, gjatë protestës së opozitës që po mbahet në Tiranë, ka thënë se do të kërkohet arrestimi i Edi Ramës në Vlorë.
“Arrestimin e tij ta bëjnë vlonjatët sepse po keqpërdorë flamurin si Ramiz Alia në vitet 90-ta. Sot populli e udhëheq Shqipërinë”, ka thënë ai.