
Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, derisa dyshimet e para janë për vrasje, mirëpo nuk përjashtohen edhe variantet tjera. Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit, pas tregut të gjelbërt në Tetovë.
Tashmë Policia dhe Prokurori Publik, janë në vendngjarje duke kryer hetimet. Alsat, do ju mbajë të informuar për rastin./Alsat.mk



