LAJMI I FUNDIT: Guinea Bisau zyrtarisht njeh shtetin e Kosovës (Dokument)

 

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes dy dokumenteve të publikuara ka treguar se zyrtarisht ka arritur rikonfirmimi nga ky shtet se e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Guinea Bisau rikonfirmon se ky shtet e njeh Kosovën, ndërsa ndonjë media jonë vazhdon ende të ushqehet me informacionin zyrtar serb”, ka shkruar Pacolli në Facebook, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë i Pacollit: 

Në shtesë gjeni faksimilen e notës zyrtare të Guinea Bisaut. Guinea Bisau rikonfirmon se ky shtet e njeh Kosovën, ndërsa ndonjë media jonë vazhdon ende të ushqehet me informacionin zyrtar serb. Ky nuk është rasti i vetëm që ndodh kështu mjerisht. Për keqardhje, që këto njerëz të medias nuk vijnë në zyrat e institucioneve tona të cilat i kanë afër. Puna e ministrisë sonë të jashtme nuk matet me zhurmën e mediave apo të institucioneve serbe, dhe as me jehonën e tyre pasqyruese në disa media të Kosovës.

Për informatën e disa ”analistëve dhe gazetarëve” që pretendojnë që dijnë diçka nga diplomacia, që thojnë se nota verbale ka nënshkrim.. nuk aplikohet nënshkrimi por vetëm inicialet e zyrtarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme