LAJMI I FUNDIT/ Merret vendimi, lirohet nga burgu Ervin Salianji

Gjykata e Fierit ka vendosur lirimin me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili po vuante një dënim me 1 vit burg për akuzën e “kallëzimit të rremë”.


Vendimi u mor nga trupa gjykuese pas dakordësisë së dhënë nga prokurori i çështjes, si dhe në bazë të raporteve pozitive të paraqitura nga Shërbimi i Provës dhe Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.

Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024, në lidhje me denoncimin që kishte bërë ndaj Geron Xhafës, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Fierit, ish-deputeti demokrat lirohet nga qelia, ndërsa do të duhet të respektojë kushtet e vendosura nga gjykata gjatë periudhës së mbetur të dënimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme