LAJMI I FUNDIT: Rritet bilanci i viktimave, 15 të vdekur nga tërmeti në Shqipëri

Bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon të rritet.

Në bazë të informacioneve të fundit të ardhura nga ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ky numër ka arritur në 15, shkruan lajmi.net.

Po ashtu nga ministria e Shëndetësisë në Tiranë kanë bërë të ditur se aktualisht 9 raste janë të cilësuara si më të rënda,  ku të plagosurit nuk janë ende jashtë rrezikut për jetë.

Nën rrënoja raportohet se gjenden edhe dy vëllezër nga Kosova, Shemsedin e Isa Abazi.

 

Ata kanë shkuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Shqipëri, ku kanë qëndruar në një hotel në Durrës.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se ka angazhuar edhe minatorët e Trepçës që të jenë në gatishmëri për të ndihmuar në zonat e prekura.

Ai ka thënë se nuk ka viktima nga Kosova.

Po ashtu, për në Shqipëri janë nisur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës si dhe Njësitë e Policisë nga Kosova.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 500 mijë euro si ndihmë për shtetin shqiptar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme