LAJMI I FUNDIT: Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata Speciale, i kërkohet të shkojë më 14 janar në Hagë

Gjykata Speciale ka ftuar edhe Sami Lushtakun që të paraqitet në Hagë.

Lushtaku është ftuar të shkojë në Hagë më 14 janar 2019.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Lushtakut, Arianit Koci.

“Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë. Kjo është ftesë për intervistim. Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar. Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje”, shkruan Koci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme