LAM me njoftim të ri: Ja ku ka ndalim dhe devijim të rrugëve

Informacion ditor (12.01.2025, ora 20:54)

  • Deve Bair – Kriva Pallankë lirohet për TMV
  • Dellçevë – g.p. Dellçevë
  • M. Brod – Prilep nëpër qafën malore Barbaros

NDALIMET AKTIVE PËR TTV:

  • Gostivar – Mavrovë-Dibër
  • Gostivar – Strazhë-Kërçovë
  • Strumicë – Berovë
  • Pritini
  • Pletvar
  • Djalli
  • Strugë – v.k. Qafëthanë
  • Tetovë – Kodra e Diellit (për automjetet tjera përdorimi i pajisjeve dimërore është i detyrueshëm)

NDALIMI I PLOTË:

Prej orës 15:50 është ndërprerë plotësisht qarkullimi në rrugën A1 D. Kapi-Smokvicë dhe qarkullimi do të devijohet në drejtimin alternativ rrugor R 1102.

SITUATA: Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës me baltë pas intervenimit të ekipeve të NP Rrugët e Maqedonisë.

FREKUENCA: Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

PAJISJET DIMËRORE: Nga data 15.11.2024 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025. Mund të lexoni më shumë informacion në këtë lidhje .

KUJDES: LAM rekomandon shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

REGJIMI SEZONAL I KOMUNIKACIONIT:  Rruga Ohër – Resnjë përmes  Parkut Nacional Galiçicë  është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve nga data 15.11.2024.

NDËRPRERJE E KOMUNIKACIONIT: Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër fshatit Bashino, është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme