Lamborghini Huracan Spyder me version të ri në Gjenevë

Kompania e njohur italiane, Lamborghini, në panairin e veturave të vitit të kaluar në Gjenevë ka promovuar versionin Performante të modelit Huracan, ku është njoftuar se ky model atëkohë ka shënuar rekord të ri të veturave serike në pistën e famshme të Nurburgringut.

Kujtojmë se Huracan Performante pistën e Nurburgringut e ka kaluar për 6 minuta e 52.01 sekonda dhe prapa timonit të tij ishte shoferi që teston veturat e Lamborghinit, Marco Mapelli.

Tani në radhë është edhe versioni sportiv Spyder, i cili sipas të gjitha gjasave pritet të promovohet zyrtarisht në muajin mars të këtij viti, gjegjësisht në panairin e veturave në Gjenevë, shkruan autoevolution, transmeton Koha.net.

Huracan Performante Spyder, ndër të tjera, do të karakterizohet me sistemin aktiv të aerodinamikës – ALA (“Aerodinamica Lamborghini Attiva”), sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, një numër të elementeve nga fibra të karbonit në interier, si dhe me përforcimin e motorit atmosferik 5.2-litër V10 me kapacitet prej 630 kuajfuqi, në kombinim me marshin e dyfishtë me shtatë shpejtësi.

Versioni Coupe, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,9 sekonda dhe atë maksimale deri në 325 km/h, ndërsa shifra të ngjashme do të vlejnë edhe për Spyderin.

Gjithashtu, Huracan Performante Spyder do të jetë më i rëndë dhe i shtrenjtë se versioni Coupe, çmimi i të cilit në Evropë pritet të jetë rreth 195,000 euro (pa tatim).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme