LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka pritje në vendkalimet kufitare

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) informon se intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në kalimet kufitare nga ana e RMV-së nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme